21 nëntor 2015 – Vetëm 1 prej 3 trageteve që mbërritën në portin e Durrësit ka mundur të ankorohet në terminal.

Kapitaneria e portit të Durrësit bëri me dije se brenda në port, era ka shkuar 22m/s dhe deti 6-7 ballë. Kjo ka bërë që trageti i cili mbërriti i pari, “Rhapsody” të tentojë të ankorohet disa herë në terminal, por në fund ka dalë në radën e jashtme të portit.

Kapitaneria bëri me dije se prej erës së fortë, trageti rrezikoi të përplasej me anijet e peshkimit që janë aty pranë dhe t’i përplaste dhe për pasojë ato do të mbyteshin. Për shkak të kësaj situate, u vendos që trageti të qëndrojë në radën e jashtme deri në përmirësimin e motit.

Ndërkohë, pritet që të ankorohet një traget i linjës së Barit, Kapitaneria ka dhënë urdhër që mjetet e lundrimit të qëndrojnë në vende strehimi të sigurta.

Gjithashtu Kapitaneria e Përgjithshme e Porteve në Durrës u ka dhënë urdhër edhe porteve në qytete të tjera të vendit që të sigurojnë mjetet e lundrimit, të cilave u duhet të qëndrojnë në vende të sigurta.

/K.H. portali DurresLajm/