20 nëntor 2015 – Një aksident i rëndë është shënuar në Durrës, ku një person së bashku me një fëmijë janë përplasur nga një automjet pikërisht kur po kalonin te vijat e bardha.
Pamjet e rënda janë publikuar sot nga “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore” në Facebook, dhe tregojnë momentin kur kalimtari së bashku me fëmijën po kalojnë te vijat e bardha, dhe përplasen nga automjeti që po udhëtonte me shpejtësi.
Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje, është fakti se në vend që të ndalojë, drejtuesi i mjetit tip Peugeot largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Janë dëshmitarët e aksidentit ata të cilët nxitojnë për t'u dhënë ndihmën e parë dy personave.
/S.L. portali DurresLajm/





