Horoskopi, 21 nëntor 2015

Dashi

Sot do të ndiheni konfuz , se si të organizoni ditën tuaj.  Përpiquni ti merrni gjërat ashtu si janë,  pa pasur pritshmëri të mëdha, dhe iluzione në mendjen tuaj. Në këtë mënyrë do të shihni se gjërat do të rrjedhin më mirë dhe në harmoni. Në dashuri, do të ndiheni të plotësuar dhe do të keni vemëndje të plot ndaj partnerit .

Demi

Edhe dita e sotëme do të jetë  e mrekullueshme. Kjo do t’iu ndihmon për të lënë pas ditët e karakterizuara nga stresi dhe rutina e perditëshme. Sot do të jeni më i lirë për të planifikuar, fundëjavën tuaj, mundohuni të merrni kënaqësin që meritoni. Miqësia e dikujt, po kthehet në diçka më shumë.

Binjaket

Dita e sotme do t’iu vërë në vështirësi për t'u përqëndruar. Përpiquni të përqëndroheni dhe ta kaloni ktë situat jo të favorshme për ju. Ndoshta jeni  pak të shqetësuar dhe kohët e fundit ju ndodh shpesh! Mos u shqetësoni, programoni mbrëmjen tuaj, me miqtë që janë gjithmonë të gatshëm për t’iu mbështetur. Hëna është në pozicionin e favorshëm për ju.

Gaforrja

Dita e sotme ju buzëqesh, do të kaloni një ditë të mbushur me organizime festive mes miqësh, dhe nuk do t’iu lërë kohe të pushoni. Beqarët, një mundësi e  mirë mes atyre që ju rrethojnë. Ndoshta shpirti binjak qëndron i fshehur në mesin e njerëzve që ju frekuentoni çdo ditë dhe pret që ju ta zbuloni. Nuk përjashtohen takime të papritura interesante.

Luani

Mos lejoni veten të tërhiqet nga pasiguria dhe frika, nga mendimet se nuk do t’ia dilni mbanë. Analizoni dhe vlerësoni mundësit e ndryshme dhe me siguri do të  arrini të gjeni  rrugën e drejtë, fuqitë për të kapërcyer vështirësitë e momentit. Do të zbuloni se dikush që keni afër nuk ka qëne i sinqertë kundrejt jush! Kujdes me ushqimin, mos e teproni. Kontrolloni shpenzimet e panevojshme!

Virgjeresha

Ditë e lodhshme dhe e mërzitshme për të lindurit në fund të gushtit, por do ta kaloni në pjesën e dytë të dites. Do ta keni të lehtë për të gjetur zgjidhje të drejtë për problemet e ditëve të fundit, do ti rifitoni energjit e humbura, do të mbusheni me entuziazëm. Gjeni mënyrën e komunikimit me partnerin tuaj.

Peshorja

Sot ju  duhet të kënaqeni me thjeshtësin e natyrshme dhe të jeni i gëzuar. Kujdesuni  për veten tuaj. Me Hënën në fushën e gjashtë është mënyra më e lehtë për tu përballur me problemet që ju rrethojn. Tani është momenti i duhur për ti zgjidhur!  Në jetën martesore, ka disa pika që duhen sqaruar, në mënyrë që mardhënia të mbetet në nivelet më të larta .

Akrepi

Është momenti juaj dhe nuk duhet ta lini t’iu ik kjo mundësi të mrekullueshme për të arritur dhe për të përmbushur atë që ju dëshironi. Yjet  janë të  pozicionuar në fushën e dashurisë. Do të mjaftonte vetëm pak zgjuarsi  për të marrë atë që keni ëndërruar për nje kohë të gjatë. Ky është okazioni! Dëfrehuni me miqtë ktë mbrëmje.

Shigjetari

Ditën e sotme do të  rrethoheni nga disa njerëz që do t’iu pengojnë të përmbushni pritshmëritë tuaja. Dhe pse ju jeni një natyrë e qetë, kjo do t’iu bëjë nervoz  dhe në një pikë mund t’iu humbë durimi, nga disa argumente boshe dhe të pakuptimta që nuk ju interesojnë. Mundohuni të ndryshoni mbrëmjen, duke bërë të harroni.

Bricjapi

Kjo është një ditë për të dashuruar, me Venusin dhe Marsin në fushën e tetë . Do të surprizoheni nga partneri juaj, që i kalon kufijtë e pritshmëris tuaj, edhe pse ju si persona nuk jeni lehtësisht të menaxhueshm. Nëse keni vendosur të eksploroni në aftësitë tuaja të pa zbuluara, mos nguroni, jeni në rrugë të drejtë.

Ujori

Sot do të ndiheni të  përmirësuar fizikisht dhe në humor. Yjet ju favorizojnë  udhëtime dhe njohje të reja. Aktivitete me miqtë i’u ndihmojnë nëse keni paqartësi në sferën emocionale. Në qoftë se ju jeni të pavendosur në mes një miqësie apo dashurie, dikush do t’iu hedhe dritë  të gjitha pyetjeve tuaja. Shoqërimi me miqtë do të gjallërojn mbrëmjen.

Peshqit

Intuita, dhe krenaria juaj do të jetë  udhëzuesi, më i mirë për t’iu  nxjerrë me shkathtësi nga një çështje familjare jo e pelqyeshme.  Dita është e favorshme në fillim të një projekti të ri, por përpiquni të planifikoni mirë çdo detaj. Dinamik dhe plot entuziazëm , do të  jeni në formë të përsosur për një mbrëmje speciale, madje edhe jashtë pritshmërive.

/portali DurresLajm/