20 nëntor 2015 – Kjo është Elisa Tabaku, 31-vjeçarja nga Tirana, e cila u arrestua një ditë më parë nga policia e Durrësit, si pjesë e një grupi prej 5 personash që trafikonin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, heroinë, kokainë, kanabis sativa. Droga shpërndahej në qytetin e Durrësit, në Shijak, Plazh e jo vetëm.

E vetmja anëtare femër e këtij grupi trafikantësh, Elisa Tabaku, punonte si stjuardesë e tragetit “Marina” e linjës Durrës – Bari. Duke u nisur dhe nga pozicioni i saj i punës si pjesë e ekuipazhit të tragetit, për 31-vjeçaren ka dyshime se trafikonte drogë edhe në vendin fqinj.

Goditja e rrjetit të trafikantëve të Durrësit u bë në sajë të operacionit të koduar “Miks”, i cili u finalizua me prangosjen e 5 personave: Besmir Basha, 30 vjeç, banues në Durrës; Denis Grabovari, 35 vjeç, banues në Durrës; Mirgen Huba 32 vjeç, banues në Tiranë; Lulzim Isai, 49 vjeç, banues në Shijak dhe Elisa Tabakut.

/S.L. portali DurresLajm/