20 nëntor 2015 – Mbrëmjen e së enjtes u njoftua gjetja e një fëmije 1-muajsh pa jetë në një banesë në zonën e Astirit në Tiranë. Foshnja është konstatuar nga shtetasja E.Sh. dhe sipas policisë në trupin e tij nuk ka shenja dhune. Sipas të njëjtit burim, trupi i pajetë është dërguar në morg për ekzaminim.Këtu ka nisur dhe skandali i radhës për shëndetësinë shqiptare.
Trupi i njomë i fëmijës është lënë i braktisur në dy karrige të QSUT-së. Ato kanë bërë xhiro në rrjetet sociale dhe janë të shumtë ata që kanë shprehur revoltë për këtë mënyrë të padenjë të trajtimit të një njeriu nga punonjësit e QSUT-së.
Skandali u publikua nga Anil Frashëri në profilin e tij në Facebook, i cili ka përshkruar gjithë skenën makabre të cilën dhe e fotografoi.
“Më ndodhi një vdekje i një njeriut tim dhe po prisja te dera e morgut për ta marrë, kur më panë sytë llahtar, kur shoferi i një autoambulance solli një fëmi të vdekur të mbështjellë vetëm me çarçaf dhe e la te karriget jashtë morgut sikur te ishte një qen dhe vetë hyri bënte muhabet me infermieret brenda. Ai fëmi i shkretë ndejti 15 min në stol i pashoqëruar as nga mjek apo infermiere. Ishte një skenë e tmerrshme kur shoferi doli dhe e kapi si leckë dhe ua dha infermierëve të morgut…tmerr…tmerr.
Këto ndodhin vetëm në QSUT.
…TURP..TURP..TURP..”
/portali DurresLajm/





