19 nëntor 2015 – Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Manskuri (Rrashbull) të Durrësit duke lënë të plagosur burrë e grua.çiftin e bashkëshortëve.

Ngjarja është shënuar mëngjesin e sotëm dhe policia bën me dije se rrethanat e shpërthimit nuk janë sqaruar ende.

Aktualisht, çifti i bashkëshortëve të lënduar ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Djegieve Plastike në Tiranë.

Ndërkohë, policia e Durrësit njofton se në vendngjarje kanë shkuar ekspertët për të hetuar mbi shkaqet e shpërthimit.

Detaje të tjera priten të zbardhen në vazhdim.

/portali DurresLajm/