Horoskopi, 19 nëntor 2015
Dashi
Do keni kontradikta të forta me partnerin gjatë kësaj dite dhe gjërat nuk do ecin aspak si duhet. Beqarët do bëjnë deklarata të forta dashurie dhe do mund te fillojnë lidhja pasionante. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme duke qenë se situata do jetë më e stabilizuar. Do ndiheni më të qetë dhe do shpenzoni pak më tepër sesa zakonisht.
Demi
Atmosfera në jetën tuaj në çift do jetë goxha e ngrohte sot. Do e forconi edhe më tepër bashkëpunimin dhe do ndiheni me të qetë. Beqarët do fillojnë një histori dashurie afatgjatë dhe mjaft të qëndrueshme. Financat do jenë mjaft delikate. Mundohuni të mos kryeni shpenzime të pamenduara nëse nuk doni te mbeteni shpejt pa asnjë para.
Binjaket
Të dashuruarit do futen ne një etape te re ne jetën sentimentale dhe do përjetojnë emocione pa fund. Beqarët do kenë plot mundësi për dashuri me shikim të parë. Shfrytëzojeni gjithsecilën sepse jo gjithmonë do jetë kështu. Në planin financiar tregohuni të matur dhe të kujdesshëm nëse nuk doni që shumë shpejt situata t’iu dalë jashtë kontrollit.
Gaforrja
Klima yjore do jetë tejet e përshtatshme gjatë kësaj dite për jetën sentimentale të çifteve. Do ndiheni më së miri në krahët e partnerit tuaj dhe do e shfrytëzoni çdo sekondë deri në maksimum. Beqarët do ëndërrojnë më shumë sesa duhet dhe realiteti do i’u duket paksa i hidhur. Në planin financiar do jeni me më shumë fat. Gjendja do vijë duke u përmirësuar.
Luani
Mërkuri do i’u bëjë më idealistë sot në jetën tuaj në çift. Do e ngrini në qiell partnerin dhe do ndiheni krenar që e keni në krah. Beqarët do i përkushtohen punës ose miqve duke mos menduar aspak për jetën sentimentale. Në planin do i gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që ju kanë dalë. Do jeni më të qetë kur të kryeni shpenzimet e dëshiruara.
Virgjeresha
Dashuria nuk do ketë as problemin më të vogël. Do ndiheni mjaft mirë pranë te dashurit të zemrës dhe do i buzëqeshni në çdo çast njeri-tjetrit. Beqarët nuk duhet të tregohen naiv. Çështjet financiare do i’u krijojnë stres dhe probleme. Këshillohuni me specialistet sa më parë që të mundeni.
Peshorja
Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë më e qëndrueshme gjatë kësaj dite. Do i shihni gjërat me një sy tjetër dhe do jeni gati të bëni edhe lëshime. Beqarët do pëlqejnë tej mase dikë dhe do fillojnë të bëjnë projekte së bashku. Yjet do kenë ndikim negativ në sektorin e financave. Do ju duhet te shpenzoni më shumë maturi dhe kujdes që të mos keni probleme serioze.
Akrepi
Lidhja juaj do vazhdojë të jetë e qëndrueshme edhe gjatë kësaj dite. Do ndjeheni mirë dhe tu bekuar nga yjet në disa momente. Beqaret nuk duhet të shkojnë shumë larg për të gjetur princin e kaltër sepse në fakt e kanë shumë afër atë. Me financat do merreni pak më tepër se zakonisht dhe do arrini ta stabilizoni situatën.
Shigjetari
Dashurohuni si ta ndjeni sot, ju të dashuruarit dhe mos mendoni për asgjë tjetër. Beqarët do realizojnë takime të shumta. Në planin financiar do jenë me fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa mendonit.
Bricjapi
Dita e sotme do jetë elektrizuese për te dashuruarit. Do keni zënka të forta, por në disa momente do dashuroheni në mënyrë pasionante. Beqarët do jenë të papërqendruar dhe as që do i’u shkojë nëpër mend krijimi i një lidhjeje. Plutoni do jetë planeti që do i’u ndihmojë në planin financiar. Do jeni më të kujdesshëm kur të kryeni çdo lloj shpenzimi.
Ujori
Mos u fiksoni pas disa detajeve të vogla sot ,ju të dashuruarit ,sepse në këtë mënyrë do e prishni gjithçka që keni arritur deri me sot. Beqarët nuk do i pëlqejnë personat që do i joshin dhe do preferojnë të qëndrojnë ende vetëm. Financave duhet t’iu kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë. Gjendja do jetë goxha e paqëndrueshme.
Peshqit
Ndryshojini disa zakone të jetës së përditshme sot, nëse doni që gjërat të ecin si duhet në lidhjen që keni ndërtuar. Duhet të eksperimentoni nga pak dhe të provoni kënaqësi të reja. Beqarët nuk duhet të paragjykojnë, por nëse nuk ju pëlqejnë personat që do i joshin më mirë të qëndrojnë larg. Financat fatmirësisht do mbeten të pandryshuara.
/portali DurresLajm/





