18 nëntor 2015 – Një gjest simbolik, pas sulmeve terroriste të ditëve të fundit në Francë, bëri sot i riu nga Parisi.
Ai doli në rrugë, më sy të mbuluar dhe me një mbishkrim: “Unë jam mysliman. Më përqafoni nëse keni besim te mua”. Për disa minuta atij iu afruan dhjetra qytetarë duke e përqafuar.
Fakti që dhjetra qytetarë e përqafuan të riun, tregon ndër të tjera se francezët nuk janë të inatosur me besimtarët myslimanë, por me ekstremistët që kryejnë akte terroriste.
/portali DurresLajm/