Horoskopi, 18 nëntor 2015

Dashi

Ju dhe partneri juaj romantik do jeni gati për të marrë vendime lidhur me karrierat tuaja. Ky është moment i mirë për të dëgjuar zemrën tuaj. Keni një mundësi për një ndryshim emocionues.

Demi

Planeti juaj drejtues Afërdita, mund të zërë një rol kyç në procesin tuaj të mendimit sot, dashuria juaj për të bukurën dhe për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me luksin do ju inkurajojë që të eksploroni mënyra të tjera të të qenurit shpirtëror. Nuk ka rrugë më të mirë për ta zgjeruar jetën tuaj dashurore se sa me eksplorimin e metodave të reja të të shprehurit dhe mirëkuptimit.

Binjakët

Jepini forca zellit tuaj për të krijuar pasi Afërdita lëviz në sektorin tuaj të zbavitjes. Mund të dilni për zbavitje me njerëz që ju kanë ndihmuar. Mund të ndërtoni ose të forconi lidhjen mes jush dhe një personi që ju ndihmon.

Gaforrja

Prisni që të shpenzoni pak më shumë kohë të fokusuar në çështjet shtëpiake sot pasi Afërdita ndikon në rezidencën tuaj kryesore. Kjo ditë mund t’ju prezantohet me ide të reja lidhur me mënyrën se si e dekoroni shtëpinë tuaj ekzistuese. Një vendim afatgjatë do ndikon në mënyrën dhe vendin ku doni të jetoni.

Luani

Pas kaq shumë punësh lidhur me një subjekt emocionues, mund të jeni dëshmitarë të ndryshimeve të rëndësishme të rutinës suaj të punës. Thellësia e njohurisë suaj do arrijë në një pikë të këtillë sa do ndezë një dritë të re që ju lejon të shikoni më mirë të ardhmen tuaj. Kjo periudhë mund të hapë dyer që më parë ishin të mbyllura. Një ndryshim ajri do ju duket shumë në rregull.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti për të qenë shumë krijues lidhur me çështjet financiare. Me Afërditën në sektorin tuaj të punës, duhet të jeni të aftë krijoni një plan që do funksionojë për ju. Përpiquni që të gjeni këshilla ekspertësh. Mund të habiteni nga reagimi it ë tjerëve

Peshorja

Me Marsin dhe Afërditën në shenjën e Peshores, do ndriçoni në çdo dhomë ku do ecni. Në të njëjtën kohë, kjo influencë e mrekullueshme mund t’ju çojë drejt një vendimi lidhur me rezistencën tuaj parësore. Mund të ndryshoni jetën tuaj të përditshme në një mënyrë të re. Ka diçka emocionuese në këtë risi.

Akrepi

Projektet që kanë qenë në pritshmëri, tani do jenë në përfundim. Kjo ju jep lirinë për të ndjekur fusha të reja kërkimi. Është momenti ideal për të shënjestruar një subjekt misterioz.

Shigjetari

Ndërkohë që çështjet financiare tërheqin vëmendjen tuaj, mund të keni dëshirë që të ndani idetë tuaja me kolegë. Do arrini në një konsensus. Nëse mund të përpiqeni për një rrugë më krijuese, kënaqeni shumë me përfundimin.

Bricjapi

Ndërkohë që ju vazhdoni një rrugë tranzicioni, mund të jeni shumë të impresionuar nga mënyra se si priteni nga të tjerët, lidhur me karrierën tuaj. Ndjenja e përgjithshme e mirë do ju ndihmojë që të keni një qëllim edhe më të lartë. Nëse po kërkoni për një ndryshim, nuk ka ndryshim më të mirë se lart…!

Ujori

Mënyra se si e shikoni jetën ka qenë shtysa juaj gjatë gjithë jetës. Tani mund të keni dëshirë që të merrni një drejtim tërësisht të ri. Çështjet edukuese dhe shpirtërore mund të kthehen në fokusin tuaj kryesor. Qëndroni fleksibël dhe do ndjeheni shumë të çliruar.

Peshqit

Projektet në grup kanë një potencial të madh për të ardhurat tuaja pasi Afërdita vjen në sektorin tuaj të të ardhurave. Mbështetja nga burime të jashtme do jetë një përmirësim i gjendjes suaj. Puna me të tjerët do jetë frytdhënëse. Për aq kohë sa qëndroni realist mbi pritshmëritë, do jeni një yll!

/portali DurresLajm/