16 nëntor 2015 – Një person që dyshohet se kërcënoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, në e-mail-in e tij personal është shoqëruar në polici.
Shoqërim i të dyshuarit u bë nga njësia e Antiterrorit dhe mendohet se personi në fjalë ka shkruar në emër të Brigadave të Kuqe. Ndërkohë, ai po merret në pyetje nga hetuesit.
Ministri Tahiri mori një e-mail kërcënues në postën e tij personale elektronike të shtunën më 14 nëntor, vetëm një ditë pas masakrës në Paris.
“Tani e keni radhën ju. Filloi lufta e shenjtë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën kundra Shtetit Islamik. Do dridheni dhe do gjunjëzoheni para Allahut!”, shkruhej në këtë e-mail.
/portali DurresLajm/





