15nëntor 2015 – Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës, në Paris, ku si pasojë e sulmeve serike terroriste mbetën të vrarë 129 persona, masat janë të jashtëzakonshme në shtetet e BE-së.
Policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së, duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë. Ndërkohë, pala italiane ka vënë në zbatim një plan masash tejet të rreptë për udhëtarët që hyjnë në këtë vend.
Kryesisht në aeroporte, udhëtarët u janë nënshtruar masave të forta të kontrollit, si në kohën para se të liberalizoheshin vizat.
Një pjesë e qytetarëve që e kanë pasur tranzit Italinë ose kanë dashur të hyjnë në këtë shtet janë vënë përballë kushteve të forta të verifikimit. Për ata që nuk janë bindur dot, i kanë kthyer pas. Pritet që kjo situatë të vazhdojë deri në një urdhër të dytë.
/portali DurrësLajm/





