15 nëntor 2015 – Isobel Bowdery është vajza e cila i shpëtoi masakrës së terroristëve në Francë. Ajo ndodhej në sallën e koncerteve Bataclan, në momentin kur disa persona të armatosur hapën zjarr. Isobel përshkroi se si persona të armatosur kanë shtënë në turmë “pa ndonjë konsideratë për jetën e njeriut”, pas hyrjes në sallën e koncerteve ku po performonte grupi rok Eagles of Death Metal. Ajo fillimisht kishte ngatërruar armën e zjarrit si “pjesë e shfaqjes” por sipas ajo e kuptoi tmerrin e vërtetë të asaj që po ndodhte kur pa trupa njerëzisht se si po rrëzoheshin përtokë, transmeton Klan Kosova.
“Nuk ishte vetëm një sulm terrorist, ishte një masakër. Dhjetëra njerëz u pushkatuan para syve të mi. Pishina të gjakut mbushën dyshemenë. Klithmat e meshkujve të rritur që kishin të dashurat e tyre si kufoma përshkuan vendin ku më herët dëgjohej muzika. Në një çast pashë të ardhme të shkatërruara, familje zemërthyera”.
“E tronditur dhe vetëm, kam pretenduar të jem e vdekur për më shumë se një orë, shtrirë në mesin e njerëzve të cilët mund të shihnin të dashurit e tyre që nuk lëviznin. Mbaja frymën time duke u përpjekur që të mos lëvizë, të mos qaj duke mos u dhënë atyre burrave frikën që ata deshën ta shohin. Unë kam qenë tepër me fat për të mbijetuar. Por shumë vetë nuk e arritën dot. Njerëzit që kishin qenë atje për të njëjtat arsye si unë – për të shijuar një mbrëmje të së premtes ishin të pafajshëm” ka vazhduar ajo rrëfimin prekës.
/portal DurresLajm/