15nëntor 2015 – Ndërkohë që është zbuluar fotografia e njërit prej terroristëve pjesëmarrës në sulmet e Parisit, gjithmonë e më shumë po dalin prova se një prej terroristëve ka qenë femër.

Bëhet fjalë për një nga pjesëtarët e grupit të zjarrit në teatrin Bataclan. Këtë e kanë dëshmuar disa nga të mbijetuarit, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sipas “Daily Mail”, e cituar nga Panorama, terroristja femër është në mesin e tre terroristëve të tjerë, të cilët hodhën veten në erë në teatër pas sulmit, ndërsa i katërti u vra nga forcat e sigurisë, pasi dështoi të aktivizonte detonatorët.

Deri më tani është e vështirë që të identifikohet terroristja femër, pasi ajo e hodhi veten në erë. Të paktën 129 persona mbetën të vdekur dhe mbi 300 të tjerë të plagosur nga sulmet terroriste të së premtes që tronditën Parisin dhe të gjithë botën.

 

/portali DurresLajm/