15nentor 2015 – Në kufirin mes Shqipërisë e Maqedonisë bëhet kontrabandë fasulesh. Tre persona, të cilët po i çonin thasët me groshë, të ngarkuar në 4 mushka e gomerë, u kapën në pikën kufitare të Pustecit.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, po hetohen në gjendje të lirë: I.K, J.T e Gj.C, vjeç 49, 43 e 50, banues në Pustec, pasi dyshohet se në orën 22.00, në sektorin e piramidës nr. 10, u kapën duke transportua me 4 kafshë ngarkese 350 kilogramë fasule, pa kontroll doganor. Ndaj tyre ka nisur hetimi me akuzën e kontrabandës së kryer në bashkëpunim.

/portali DurrësLajm/