15 nëntor 2015 – Zamir Restelica, është shqiptari i cili u përpoq të futej në Angli me dokumenta fallso. Ai pranoi se kishte marrë një pasaportë bullgare të falsifikuar, prej 2.000 stërlinash.
Sipas mediave angleze, mendohet që 26-vjeçari të ketë hyrë në territorin angles me 20 tetor 2015. Në pikën e kontrollit kufitar ai i paraqiti oficerit të Border Force një dokument identifikimi bullgar. Denise Robinson, nga departamenti i Home Office për Investigimet, e cila hetoi këtë rast tha se “oficerit të kufirit iu desh vetëm një moment të identifikonte cilësinë e dobët të falsifikimit të këtij dokumenti”.
Ai u dënua nga gjykata e “Chelmsford Crown Court”, me 15 muaj burg dhe do të dëbohet për në Shqipëri në fund të dënimit.
Për britanikët paraqitja e dokumentave të falsifikuara në pikat doganore përbën veprën penale dhe dënohet me 12 deri ne 24 muaj burg.
/portal DurresLajm/