14 nëntor 2015 – Militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përsipër autorësinë e sulmeve në Paris. Në një mesazh të publikuar në kanalet e veta të komunikimit, grupimi ekstremist paralajmëron se shënjestrat e radhës do të jenë kryeqendrat e tjera të Perëndimit dhe Uashingtoni.

Paguat përsëri. Tani radhën e kanë Roma, Londra dhe Uashingtoni”, shprehet ISIS-i. Ndërkohë simpatizantët e Shtetit Islamik kanë nisur të festojnë pas sulmeve të mbrëmshme, duke i cilësuar ato si sukses. Në rrjetet sociale ka nisur fushata “#Parisinfire” (“Parisi në flakë”), duke e mbështetur sulmin.

Franca u bë shënjestër e ekstremistëve të ISIS-it edhe në muajin janar, me sulmin ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” dhe pengmarrjes në një dyqan ushqimor, që lanë 20 të vdekur, përfshirë tre atentatorët. Atentati ndaj revistës, ku mbetën 13 të vdekur, erdhi si përgjigje ndaj publikimit nga kjo e fundit të karikaturave të Profetit Muhamed. Pas atyre ngjarjeve vendi ishte në gjendje të vazhdueshme alarmi.

/portali DurresLajm/