13 nëntor 2015 – Të jesh Cristiano Ronaldo do të thotë të bësh një jetë luksoze. 30-vjeçari i Real Madridit shpenzoi 19 milionë euro për të blerë një avion privat.

Sipas të përditshmes “Correio de Manha”, Cristiano sapo ka blerë një avion të modelit “Gulfstream G200” me dy motorë, versioni “biznes”, i cili është dizenjuar nga Industria e Aviacionit Izraelit.

Mjeti luksoz ka një kapacitet prej tetë deri në dhjetë pasagjerësh, teksa është i pajisur me çdo gjë që mund të duhet. Avioni ka tualete të ndarë për anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, gardërobë, akses në internet, telefon, fax, milibar, dhe sisteme argëtimi.

Me sa duket  filmi i ri i Ronaldos ka sjellë jo pak fitime për “yllin” e “Los Blancos”-ave, dhe ky është shpërblimi. Ose mbase ka të bëjë me faktin që Ronaldo ka ndërmend të largohet nga Spanja këtë verë, dhe ndoshta i duhet të lëvizë për në Paris.

/portali DurresLajm/