13 nëntor 2015 – Një ngjarje e tmerrshme raportohet nga Gjermania, ku në një banesë janë gjetur trupat e pajetë të shtatë bebeve.

Ngjarja e kobshme u zbulua mbrëmjen e së enjtes në një apartament në Wallenfels, në Bavari, pranë kufirit me Çekinë. Duke iu referuar medieve të huaja, policia gjermane ka raportuar se fillimisht ishte një grua që zbuloi trupin e një fëmije e cila njoftoi menjëherë policinë. E më pas, oficerët zbuluan dhe trupat e vdekur të bebeve të tjera.

Është ende e paqartë se si ka ndodhur e gjithë kjo ngjarje, sa kohë kanë qëndruar bebet aty dhe në ç’mënyrë kanë vdekur. Detaje të tjera që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen pritet të zbulohen gjatë hetimeve, ndërkohë që trupat e bebeve do t’i nënshtrohen autopsisë.

/S.L. portali DurresLajm/