12 nëntor 2015 – Një rast i tmerrshëm ka nisur të zbardhet nga Policia e Kosovës. Një ditë më parë, një foshnjë e porsalindur është gjetur e pajetë në koshin e mbeturinave në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Pas hetimeve nga policia, rezultoi që foshnja të jetë mbytur nga nënë e bijë diku në qytetin e Vushtrrisë. SH. H. 19 vjeçe dhe K. H. 52 vjeçe dyshohet se e kanë mbytur foshnjën e sapolindur dhe e kanë hedhur në koshin e mbeturinave në lagjen e tyre, prej nga ato janë marrë nga kompania regjionale e pastrimit dhe janë dërguar më pas në vendgrumbullimin e mbeturinavenë Vushtrri, shkruajnë mediat kosovare.
Sipas policisë, fëmija është sjellë në jetë nga 19-vjeçarja, e cila së bashku me nënën e saj, kryen më pas krimin makabër.
Të dyja ato përfunduan në prangat e policisë kosovare dhe akuzohen për veprën penale ‘vrasje e rëndë’.
/portali DurresLajm/