11 nëntor 2015 – Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Linzës në kryeqytet. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një restorant në Linzë, prej ku ka mbetur i vdekur një person dhe një tjetër është plagosur.
Nga informacionet paraprake, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur pas një sherri banal. Forcat policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet. Ndërkohë, autori i vrasjes është larguar nga restoranti, ndërsa, i plagosuri është dërguar në spital.
/portali DurresLajm/





