11 nëntor 2015 – Policia e Durrësit ka zbuluar në një servis rreth 100 gramë kanabis sativa dhe ka vënë në pranga poseduesin e lëndës narkotike, 20-vjeçarin Muhamed Maloku.

Arrestimi në flagrancë i 20-vjeçarit nga ana e specialistëve për Narkotikët, u bë i mundur në bazë të disa informacioneve që blutë e Durrësit kishin marrë në rrugë operative. Pas kontrollit të ushtruar në ambientin e tij të punës, policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa Maloku do të përballet me drejtësinë nën akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

/S.L. portali DurresLajm/