10 nëntor – Xhemal Zhuri, 55 vjeç, ish i përndjekur politik është personi që kërcënon prej gati 1 ore që do të vetëhidhet nga vinçi pranë Gjykatës së Lartë. I njëjti person e ka kryer një veprim të ngjashëm dhe tre vite më parë, por u ul shëndoshë e mirë pas negociatave të policisë.

Dy vite më parë, Zhuri deklaroi se e kishte ndërmarrë këtë veprim për shkak se nuk kishte marrë lekët e burgut si dëmshpërblim nga shteti.

Ai tha se ka qenë dënuar me 22 vite burg, duke bërë 10 vite në Spaç, si i dënuar politik. Policia ndodhet në vend, ndërsa nuk dihen arsyet pse 55-vjeçari zgjodhi sërish të hipte mbi vinç.

Vijon…

/portali DurresLajm/