10 nëntor 2015 – Një person është ngjitur në vinçin e firmës që po ndërton një pallat në zonën pranë Gjykatës së lartë. Ai tenton të vetëhidhet, për arsye që ende nuk dihen.

Policia ka mbërritur menjëherë në vend, duke rrethuar zonën, ndërsa po negocion me personin, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Vinçi në këtë zonë është bërë shpesh objekt i personave që kërcënojnë me vetëflijim për arsye të ndryshme, por nuk ka pasur viktima deri sot.

/portali Durrëslajm/