9nëntor 2015 – Për fat ka arritur të mbijetojë nga goditja e fortë në kokë gruaja 66 vjeçe, me inicialet S.T., e cila u qëllua nga burri me tullë në kokë ditën e djeshme. Ngjarja ndodhi në fshatin Kështjellë të Librazhdit.

Autori është burri i të plagosurës, V.T., 66 vjeç. Ky i fundit ka qenë i pirë kur në debat e sipër ka marrë një tullë në oborr dhe ka qëlluar drejt të shoqes. 66-vjeçarja mësohet se ndodhet në spitalin e Elbasanit, pa rrezik për jetën.

/portali DurresLajm/