9 nëntor 2015 – Kosova nuk ka arritur të pranohet në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), pasi i duheshin edhe 3 vota për t’u bërë pjesë e saj. 

Nga 142 vende pjesëmarrëse në votim, 92 votuan pro, ndërsa 50 kundër. Ndërkohë shteti i Kosovës duhet të merrte 95 vota.

Disa nga vendet që nuk e mbështetën pranimin e Kosovës në UNESCO ishin edhe Brazili, Kina, Spanja, Rusia, India, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Korea e Veriut, Sllovakia, Uruguaj, Venezuela, Bahrejni, Indonezia etj.

Ndërsa abstenuan shtete si, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peruja, Polonia, Rumania, Singapori, Trinidad dhe Tobago, Tunizi dhe Zambia.

Për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO në mesin e shteteve që votuna për pranimin e Kosovës janë: Belgjika, Kanadaja, Franca, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panama, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Çad, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra etj.

/portali DurresLajm/