9 nëntor 2015 – Ndërron jetë në spital Aramit Ismajlukaj, shqiptari i dytë i cili së bashku me dy bashkatdhetarë të tjerë tentuan t’i vinin flakën një lokali bastesh më 2 nëntor, por përfunduan duke lënduar veten.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat raportojnë se 29-vjeçari Ismajlukaj gjeti vdekjen në spital 1 javë pas plagëve të rënda të djegies. Ndërsa 19-vjeçari Albert Jakupaj ndërroi jetë menjëherë në vend pasi i shpërtheu në dorë molotovi që përdorën për djegien e lokalit.

Në foto: Albert Jakupaj, (majtas lart), Mretjev Ismajlukaj, (majtas poshtë), Aramit Ismajlukaj, (djathtas poshtë)
Bashkëpunëtori i tretë në këtë sulm, 19-vjeçari Mretjev Ismajlukaj ndodhet në burgun e Imperias, nën akuzën për “zjarrvënie të rëndë”.
Ngjarja ndodhi në orën 03:00 të mëngjesit të 2 nëntorit në Imperia në rajonin e Ligurias në Itali në sheshin “Calvi të Ligurias”. Plani i të rinjve nuk shkoi ashtu siç e kishin planifikuar, pasi dy prej tyre gjetën vdekjen dhe shqiptari i tretë u prangos.
/S.L. portali DurresLajm/





