8 nëntor 2015 – Katër muaj pas përplasjes me armë që ndodhi në lokalin “Majestic” pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës, policia ka bërë të mundur arrestimin e 21-vjeçarit nga ShënVlashi, Arbër Buçeza.
Një ditë pas ngjarjes, më 8 korrik blutë e Durrësit arrestuan pronarin e lokalit, 44-vjeçarin Arben Drazhi, banues po në Durrës, pasi kishte tentuar të vriste me armë zjarri 21-vjeçarin Buçeza duke shtënë në drejtim të mjetit të tij tip BMW.
Por, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe nga hetimet e kryera, rezultoi se dhe i riu kishte shtënë në drejtim të lokalit, dhe për këtë u bë shpallja e tij në kërkim me një shkresë të datës 8 gusht.
Më herët, gjykata e Durrësit kishte vendosur më 26 korrik masën e sigurisë “Arrest me burg” për të. I riu do të përballet nën akuzën e “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “Prodhimit e shitjes së armëve e municioneve luftarake”.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
/S.L. portali DurresLajm/





