7nëntor 2015 – Situata e krijuar sot në Plazh, pas ndotjes masive nga hidrokarburet, ka sjellë reagime të shumta. Një prej atyre që e kanë ngritur zërin përballë kësaj gjendje katastrofale për zonën bregdetare është dhe Indrit Hamiti, ish-kreu i Këshillit Bashkiak të Durrësit.

Me anë të një statusi publik, Hamiti kërkon që Ministria e Mjedisit të prononcohet sa më shpejt për shkakun, si dhe të bëjë një prognozë për rikuperimin e situatës.

“Eshtë me rëndësi evidentimi i shkakut që solli ndotjen e madhe nga hidrokarburet. Me përcaktimin e shkaktarit nuk do të vazhdojë ndotja më për plazhin. Duhet të bëhet nga ministria përkatëse një plan i specializuar masash për rikuperimin e situatës”, shkruan Hamiti.

/portali DurresLajm/