7nëntor 2015 – Alarm në Adriatik. Brezi i rërës dhe detit në disa metra thellësi është ndotur nga hidrokarburet të derdhura në mënyrë misterioze deri tani. Ndotja më e madhe rezulton në sektorin “Iliria” për të vazhduar deri te “Teuta".
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar këtë ndotje masive në plazh. Dyshohet se ndonjë anije e ka bërë qëllimisht derdhjen në det të mbetjeve të saj dhe dallgët i kanë sjellë deri në breg. Pista tjetër është ajo e një defekti të mjeteve të lundrimit, që kanë ndotur aksidentalisht bregdetin. Për këtë situatë janë lajmëruar autoritetet, mes tyre edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili eshte nisur ne vendngjarje.
Kjo ngjarje përkoi me fundjavën dhe popullimin e zonës së plazhit nga pushues që shëtisin apo drekojnë në lokalet e zonës.
/portali DurresLajm/





