7 nëntor 2015 – Qëndresa Zejnullahu u martua ende pa u rritur. Ende pa u rritur e mbuloi veten me ferexhe të zezë, kur nga një familje e varfër shkoi te një fetare, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo ende pa u rritur edhe u vra, në atë që një herë u tha se është vetëvrasje e pastaj u cilësua si vrasje nga pakujdesia. Qëndresa ishte 14 vjeçe. Bashkëshorti i saj, S. H., sipas burimeve brenda prokurorisë, dyshohet që rishtas i është bashkuar grupit terrorist, ISIS, dhe është shpërngulur në Siri.
Pasditen e së martës, më 3 nëntor, sipas hetimeve të para të prokurorisë, Qëndresa u qëllua me armë gjuetie aksidentalisht nga vëllai i saj, Leotrim Zejnullahu, në shtëpinë e tyre në Tërpezë të Vitisë. Në fillim kjo vrasje u paraqit si vetëvrasje nga familjarët e saj.
/portali DurresLajm/