6 nëntor 2015 – Pas sirianëve që po largohen nga një vend lufte, shqiptarët vijojnë të mbajnë vendin e dytë për numrin e azilkërkuesve në Gjermani.

Vetëm për muajin tetor, 4680 shqiptarë kërkuan azil politik në Gjermani, ndërsa në muajin shtator ishin 6741 azilkërkues.

Megjithëse fluksi i madh ka rënë, shifrat mbeten sërish alarmante.

Kështu, sipas këtyre shifrave zyrtare që u publikuan sot nga autoritetet gjermane, për periudhën janar-tetor 2015 ishin në total 49692 azilkërkues, ndërsa në të njëjtin hark kohor të një viti më parë pra, janar-tetor 2014 ishin 6271.

Një rënie të ndjeshme kanë shënuar kërkesat e qytetarëve shqiptarë nga Kosova. Vetëm 753 gjatë muajit tetor duke u renditur në vendin e dhjetë. Ndërkaq, janë 28.462 nga qytetarë sirianë që kërkojnë azil në Gjermani.

/S.L. portali DurresLajm/