5nëntor 2015 – Krenar Ahmeti, drejtuesi i famshëm i policisë rrugore është konfliktuar fizikisht me vartësin e tij të grupit të sigurimit të presidentit të Republikës. Mësohet se Krenar Ahmeti, komandant i grupit të Sigurimit të kreut të shtetit është përplasur me zv/komandantin Hazbi Pëllumbi. Pas kësaj ngjarje, presidenti Bujar Nishani ka urdhëruar shkarkimin e dy oficerëve.
Burime për “Panorama” bëjnë të ditur se vendimi i Presidentit ka ardhur vetëm për këtë arsye, duke hedhur poshtë dyshimet se njëri prej tyre mund të jetë përfshirë në çështjen e përgjimit të tij.
/portali DurresLajm/





