5nëntor 2015 – Ambasadori gjerman në Tiranë e quan shpenzim të kotë investimin në ndërtimin e aksit Krrabë-Elbasan. Në një konferencë rreth Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor, Helmut Hoffman, deklaroi sot se projektet infrastrukturore që Shqipëria do t’i paraqesë partnerëve europianë në kuadër të këtij procesi, duhet të jenë sa më racionalë. “Nuk duhet të ketë projekte për rrugë që s’të çojnë askund apo që janë shumë të avancuara për momentin“, theksoi ai, duke sjellë shembullin e segmentit Krrabë-Elbasan, që e quajti një çmenduri për kushtet aktuale të Shqipërisë, citon Tema.

“Kur udhëtoj në këtë segment shoh shumë pak makina që lëvizin në 2 tunelet dhe 4 korsitë e tij. Mund të ishte bërë me një tunel dhe 2 korsi, dhe me paratë e kursyera, mund të ishte mbaruar me kohë edhe segmenti TEG-Krrabë, që është një ferr i vërtetë”, tha ambasadori gjerman. Më tej, ai shtoi se 1 tunel e 2 korsi të tjera mund të shtoheshin ndoshta pas 20 vjetësh.

/portali DurresLajm/