4nëntor 2015 – Babai 72 vjeç i bën atentatit autorit të vrasjes së të birit në vitin 1997. Luan Kodhima, banues i fshatit Borsh dyshohet se qëlloi me breshëri automatiku mbi furgonin që transportonte nxënës të zonës. Sapo ka lënë fëmijët, shoferi Fatos Lala, 59 vjeç, ka rënë pre e plumbave të automatikut.

“Automjeti tip “Furgon-Sprint”, me targë AA054GX, (mjet i linjës që transportonte nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Qazim Pali” në Borsh), pasi ka zbritur nxënësit, rrugës në kthim është goditur me armë zjarri “Automatik”, në anën e djathtë të tij (ana e pasagjerit), për pasojë është dëmtuar pjesërisht vetëm mjeti”, bëri të ditur policia.

Nga hetimet ka rezultuar se, Lala akuzohet për vrasjen e djalit të Luan Kodhimës, në vitin ’97. Ai u arrestua dy vite më parë dhe u dënua me 7 vite burg për “vrasje në rrethana lehtësuese”. Në vitin 2006 e ka mbaruar dënimin, por prej asaj kohe duket se përgatitej momenti i atentatit. Luan Kodhima është shoqëruar në policia bashkë me të vëllanë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por po vazhdon hetimi.

/portali DurresLajm/