Një 70-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën këtë të hënë në plazhin e Velipojës.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për shtetasin Seladin Bytyqi, i cili dyshohet se ka pësuar një infarkt pasi ka hyrë në ujë.

Menjëherë pas ngjarjes, pushues të tjerë dhe shërbimi i urgjencës së Velipojës i kanë dhënë ndihmën e parë 70-vjeçarit, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe shkakun e saktë të vdekjes, i cili pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjekoligjore.