Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur në Athinë. Bëhet me dije se Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, është shqiptari i plagosur në orët e para të ditës së sotme. Sipas policisë greke, i plagosuri është shprehur se dy personat që e qëlluan me armë, po tentonin të vidhin motorrin e tij dhe për këtë arsye dhe hapën zjarr.

Megjithatë policia duket se nuk është e bindur me deklaratën e 55-vjeçarit dhe dyshon se motivet janë të tjera. Për këtë po heton edhe një ngjarje të 1 muaji me parë, kur pati të shtëna me armë zjarri në të njëjtin vend por pa të dëmtuar.

Ngjarja e sotme ndodhi rreth orës 05.00 të mëngjesit jashtë banesës së 55-vjecarit, kur dy persona që udhëtonin me motorr hapën zjarr ndaj tij dhe u larguan. Eduart Mullaj u transportua drejt spitalit ku rezulton jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia gjeti në vendngjarje tre gëzhoja dhe një predhë.