Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Tepelenë pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Dy automjete tip “Audi” dhe “Benz” janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i “Audi”-t.

Ai është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.