4 nëntor 2015 – Arrestohet bashkëpunëtori i Bledar Zefit, shtetasit të dënuar me 10 vite burg në Itali, por që arriti të arratisej dje vetëm një orë pas arrestimit në Komisariatin nr. 3. Policia e Tiranës njoftoi sot arrestimin e Mir (Dashnor) Kotarja, 34 vjeç, për të cilin rëndon e njëjta akuzë “vjedhje me armë”, por që gjykata italiane ende nuk ka vendosur dënimin.

34-vjeçari Kotarja, banues në Tiranë, u arrestua po ditën e djeshme, pas urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Xhenovës. Arrestimi i tij u krye mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, me qëllim ekstradim drejt Italisë.

/portali DurresLajm/