3nëntor 2015 – Pronari i Agon Channel, televizionit të bllokuar nga prokuroria, Francesko Beketi, u ndalua në Londër pas disa muajsh kërkimi. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur për Top Channel se Beçhetti, pasi është lokalizuar në Londër, është ndaluar nga forcat e policisë në bazë të urdhrit ndërkombëtar të kërkimit të lëshuar nga Prokuroria dhe Policia shqiptare.

Në bazë të legjislacionit në Mbretërinë e Bashkuar, Beçhetti nuk është arrestuar, por është lënë i lirë pasi i është komunikuar vendimi për ekstradim, me detyrimin që të kthehet në Shqipëri brenda 15 ditëve të para të muajit dhjetor, në të kundërt ai do të kthehet forcërisht nga autoritetet britanike.

Beketi akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “krijim të skemave mashtruese me qëllim përfitimi të paligjshëm të parave” dhe për “pastrim parash”.

Grupi hetimor bën të ditur se ka provuar skemën, përmes së cilës biznesmeni italian ka kryer rreth 770 milionë lekë evazion në dëm të shtetit. Sipas tyre, në qendër të kësaj skeme evazioni, por njëkohësisht edhe pastrimit të parave, qëndron hidrocentrali i Kalivaçit dhe dy shoqëri të zotëruara nga Beçhetti, koncesionarja “KGE” dhe ajo “Energji”.

/portali DurresLajm/