3nëntor 2015 – Dy persona u ndaluan në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme, ndërsa po tentonin të trafikonin drejt Italisë një vajzë 21 vjeçe nga Tirana. Sipas policisë, u kapën shtetasit: Sefer Selimaj e Alket Cakani, 31 dhe 43 vjeç, banues në Tiranë.

Edhe e reja që do të kalohej drejt Italisë ishte nga kryeqyteti. Nga ana e uniformave blu bëhet e ditur se po hetohet e gjithë veprimtaria e autorëve.

/portali DurresLajm/