3nëntor 2015 – Personi në foto është Bledar Zefi, 26-vjeçari i cili iu arratis nga duart punonjësve të policisë, brenda komisariatit 3 në Tiranë. Paraprakisht thuhej se ai po shoqërohej për në tualet kur ka mundur t’i shpëtojë policisë. Fillimisht ai ka goditur policët që e shoqëronin dhe më pas ka mundur të dalë jashtë godinës.
Zefi ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 10 vjet burg në Itali dhe u arrestua sot në mëngjes nga uniformat blu në orën 8 dhe u arratis pas dy orësh. Në lidhje me ngjarjen, një grup nga SHKB-ja dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, janë duke marrë në pyetje efektivët që kanë qenë në shërbim në atë turn, dhe mësohet se ende nuk janë marrë masa për ta.
Bledar Zefi, banues në Fushë Arrëz Pukë ishte dënuar nga Gjykata e Xhenovas, në qershor të këtij viti me 10 vite burg për vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”.
/portali DurresLajm/