3 nëntor 2015 – Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të shkaktuar pakujdesisht nga babai i tij.
Policia thotë se aksidenti ka ndodhur në momentin që babai i të miturit po parkonte zetorin në afërsi të banesës së tij në Berat. Fatkeqësisht, vogëlushi me iniciale L.Ç ndërroi jetë.
Ndaj babait 32-vjeçar R.Ç., nisi procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
/S.L. portali DurresLajm/