3 nëntor 2015 – Ka zgjatur vetëm pak orë qëndrimi në paraburgim i 26-vjeçarit Bledar Zefi që u arrestua sot, pasi ai është arratisur nga ambientet e komisariatit numër 3 në Tiranë. Arratisja e tij u njoftua rreth orës 10:30.
26-vjeçari me banim në Fushë Arrëz të Pukës, i dënuar nga drejtësia italiane për akuzën “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”, u arrestua nga efektivët e komisariatit nr 3 në kryeqytet, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Xhenovës në Itali, me vendim datë 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”.
/portali DurresLajm/