*Kam mbaruar me mesataren 8 në Ekonomik

2nëntor 2015 – Drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj u shfaq krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. E ftuar në emisionin e Rudina Xhungës, ajo ishte me flokë të krehur, buzë dhe sy të lyer. Drejtoresha e Tatimeve, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares, tha se ajo sulmohet pikërisht për shkak të gjinisë, pasi është femër.

Duke folur për fotot e publikuara nëpër media dhe rrjete sociale, Shehaj tha se edhe ajo ka të drejtë të ketë një jetë si të tjerët.

“Është e vërtetë që më kanë sulmuar, ngaqë jam femër. Por femrat, ndryshe nga burrat janë më të përgjegjshme, ndaj edhe kryeministri i preferon ato. Sa i përket fotove të mia të vjetra, mund të them se edhe unë jam njeri. Edhe unë kam një familje, mund të dal, mund të takoj miq etj. Nuk ka asnjë problem këtu. Por gjithsesi, unë jam më e përgjegjshme tashmë që kam një post publik”, citohet nga Panorama.

Shehaj foli edhe për shkollimin. “Unë kam përfunduar shkollën e mesme në mënyrë të shkëlqyer te “Petro Nini Luarasi”.

Kam mbaruar me mesataren 8 për Ekonomi dhe kam punuar si arkëtare në bankë. Nuk ka asgjë të keqe dhe nuk është turp t’i ngjitësh shkallët e karrierës nga fillimi”, vijoi ajo.

Më tej, Shehaj, me gjithë aksionet anti-informalitet dhe masat e tjetra shtrënguese, pranoi se plani i grumbullimit të të ardhurave nuk është realizuar.

/portali DurresLajm/