2nëntor 2015 – Ndërron jetë në spital pronarja e shtëpisë që do të konfiskohej sot nga Përmbarimi. Sabahet Puka vdiq si pasojë e plagës së rëndë të armës së zjarrit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në banesën e Sabahete Pukës, e cila ka tentuar vetëvrasjen me një armë pistoletë. Ajo u dërgua menjëherë në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodës dhe rreth orës 13:15 raportohet se ka ndërruar jetë, shkruan Panorama.
“Rreth ores 10.40, në banesën e saj në lagjen « Naim Gjylbegu » të qytetit Shkodër është vetëplagosur me armë zjarri Pistoletë, shtetësja Sabahete Puka, 65 vjeç, lindur e banuese në këtë lagje. Ajo ndodhej e shtruar në Spitalin Rajonal të qytetit Shkodër, në Repartin e Reanimacionit në gjendje kritike për jetën, në orën 13.15, ndërroi jetë. Po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes”, njoftoi policia e Shkodrës.
Banesa e Pukës ishte lënë peng pas një kredie që nipi kishte marrë në bankë, por nuk arriti ta shlyente.
/portali DurresLajm/





