2 nëntor 2015 – Dhimbja e madhe kur mësoi lajmin e hidhur se përmbaruesit do t’i konfiskonin shtëpinë, çoi drejt aktit të rëndë për t’u vetëflijuar një 62-vjeçare nga Shkodra.

Sabahet Puka tentoi t'i jepte fund jetës paraditen e sotme duke qëlluar veten me armë zjarri përpara syve të përmbaruesve.

Gjithçka ndodhi, pasi nipi, në padijeni të saj, kishte marrë një kredi duke lënë si garanci shtëpinë e gjyshes. Por duke mos mundur të shlyejë kredinë, banka është detyruar ta nxjerrë në ankand dhe sot do të kryhej ekzekutimi i urdhrit të sekuestrimit nga përmbarimi.

Në këto kushte, në momentin që Sabahet Puka duhej të linte shtëpinë, ndërmori aktin e rëndë të vetëvrasjes. Ajo është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

/S.L. portali DurresLajm/