1nëntor 2015 – Një furgon ka marrë flakë ndërsa ishte në ecje e sipër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Unazën e Madhe pranë kopshtit botanik. Mësohet se shoferi sapo ka vërejtur flakët ka dalë menjëherë nga mjeti.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë si shërbimi zjarrfikës ashtu edhe forcat e policisë të cilat kanë marrë të gjitha masat për izolimin e flakëve dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme, raporton balkanweb.
Mësohet se furgoni ka qenë i mbushur me materiale elektrike. Flakët sipas dëshmitarëve dhe vetë shoferit kanë ardhur nga pjesa e përparme e mjetit, motori.
/portali DurresLajm/