1nentor 2015 – Tre lëkundje të forta tërmeti tundën Tiranën mëngjesin e sotëm, duke u ndjerë edhe në Durrës. Lëkundjet sizmike u regjistruan rreth orës 07:30 në kryeqytet, ndërsa janë ndjerë edhe në Shkodër, Laç, Kukës, Pukë dhe Bulqizë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 34 km në lindje të Tiranës dhe 14 km në jug të Bulqizës.
Sizmiologët thanë se lëkundja e parë sizmike ishte shumë e lehtë, ndërsa e dyta u regjistrua me magnitudë 3.3 ballë e shkallës Rihter. Lëkundja e tretë, me magnitudë 5.0 ballë e shkallës Rihter, shkaktoi panik tek qytetarët, kryesisht tek ata që banojnë në kate të larta. Deri tani nuk janë raportuar dëme.
/portali DurresLajm/





