31 tetor 2015 – Të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 160 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në një klub nate në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, mbrëmjen e së premtes.
Edhe pse nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi zjarrin, një stacion televiziv lokal njoftoi se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarret. Një dëshmitar tha se një fishekzjarr shpërtheu dhe dogji skelën në të cilën ndodheshin materiale piroteknike, e më pas ndërtesa është përfshirë menjëherë nga flakë të mëdha.
Shumica e personave që ndodheshin në "Colectiv Club" ku ndodhi ngjarja ishin të rinj dhe adoleshentë, të cilët merrnin pjesë në një shfaqje roku.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
/portali DurresLajm/