30tetor 2015 – Një grup personash marrin peng e bëjnë për spital një 24-vjeçar. Në mes të qytetit të Vlorës ka ndodhur ngjarja, për të cilën janë arrestuar deri tani tre autorë, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

I lënduari me inicialet D.S dyshohet se ka pasur konflikt me njërin nga personat, por që ata e kanë “zgjidhur” në grup këtë punë. Dëshmitarët në “Sheshin e Flamurit” e kanë çuar në spital të plagosurin prej nga ka treguar emrat e dhunuesve.

/portali DurresLajm/